Meta flet për krizë kushtetuese dhe institucionale: Duhet dialog mes qeverisë dhe opozitës

Meta flet për krizë kushtetuese dhe institucionale: Duhet dialog mes

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor ka nisur vizitën e tij në Shqipëri me një pritje të organizuar nga kreu i shtetit shqiptar. Në konferencën e dhënë për mediat, pas takimit 

Presidenti Meta i pyetur nga gazetarët është treguar i ashpër ndaj drejtuesve të partive politike shqiptarë, të cilët sipas tij kanë krijuar një krizë kushtetuese dhe institucionale.

Meta: Jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur. Në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por mbi të gjitha për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua qershorin e kaluar për mundësine e çeljes së negociatave në qershorin që po vjen.

Duke iu referuar faktit se në qershor merret vendimi për hapjen e negociatave të integrimit, Meta e cilësoi urgjente nisjen e dialogut.

Meta:  Një ditë pas vendimit të qershorit, kam thënë se duhet të fillojmë punën menjëherë në dialog, qeveri dhe opozitë, sepse kam thënë siç iku një ditë mund të ikë edhe një vit dhe mund të mbetemi përsëri në vend.

Kështu që në vijim edhe të thirrjeve mia të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik, demokratik dhe institucional në vend. Kur ka vullnet dhe vihen në plan të parë interesi kombëtar, duhet të na shtyjë drejt zgjidhjeve të mençuara dhe zgjidhjes politike të kësaj situate.

Me homologun Pahor, tema e takimit ka qenë edhe stabiliteti në Ballkan dhe negociatat Serbi-Kosovë. Për Presidentin Meta Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e këtyre diskutimeve.

Pahor: Jo ndryshim kufijsh për të plotësuar kriteret nacionale, Meta: I takon Kosovës

EMISIONET