Meta zbulon negociatat me Tiranën politike: Por përpjekjet e mia u minuan

Meta zbulon negociatat me Tiranën politike: Por përpjekjet e mia u

Presidenti Ilir Meta ndodhet në konferencë për median 

Presidenti Ilir Meta zbulon se ka bërë sërish përpjekje për të ndërtuar një konsesus për axhendën e integrimit por sërish përpjekjet e tij u minuan.

Ilir Meta"Pas furtunës në gotë që u ngrit javën e kaluar dua të them se kam bërë përpjekjet e mia të sinqerta për të ndërtuar konsensus mbi axhendën e integrimit. Brenda disa javësh do të propozohet edhe kuadri negociator për Shqipërinë. Për fat të keq edhe këtë herë përpjekjet e mia u minuan. Tashmë secili aktor të marrë barrën e vet përballë qytetarëve dhe partnerëve. Unë do të kaloj më pak kohë me Tiranën politike dhe i përkushtohem më shumë Shqipërisë së qytetarëve." 

Sa i takon reformes zgjedhore Meta u shpreh se mezi pret mbylljen e reformës më 31 maj dhe ishte gati ti miratojë ndryshimet sapo të arrihet konsensus. 

Ilir Meta: "Mezi po pres konsensusin. Dhe kudo që të jem në Shqipëri do të kthehem të firmos menjëherë konsensusin e tyre dhe të lajmërojmë gjithë botën që kjo është arritje e madhe”

EMISIONET