Meta kërkon referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës

Meta kërkon referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës

Kreu i Shtetit Ilir Meta kërkon referendum të ri popullor për ndryshimin e Kushtetutës.  

Pikërisht në 22 nëntor, ditë kur u votua me referendum Kushtetuta, Meta thotë se ai referendum u tradhëtua dhe është koha për një të ri.

Meta: Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!

Më 22 nëntor të vitit 1998 është miratuar Kushtetuta e Shqipërisë, e cila është edhe sot pavarësisht se ka pësuar shumë ndryshime.

Reagimi i Metës në facebook erdhi ndërkohë që mazhoranca po zhvillon mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Gjykata Kushtetuese ka gjeneruar një debat të gjerë institucional, qeveri-presidencë e në mes janë edhe selitë diplomatike.

Meta: "Ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, ka vetëm një zgjidhje Referendumi”.  Ata le të dalin me Edi Ramën unë do dal me popullin shqiptar. Larg duart nga Gjykata Kushtetuese!"

Ambasada amerikane, në orët e para të së enjtes shpërndau një deklaratë për mediat, ndërsa i sugjeronte palëve që për këtë çështje ti drejtoheshin një institucioni jashtë ndikimeve, në këtë rast Komisionit të Venecias.

Kjo kërkesë e SHBA-ve ishte artikuluar më herët nga ambasadori italian. Në këtë pikë reagoi menjëherë zëdhënësi i Presidentit, i cili nuk i kurseu shigjetimet për të dy selitë.

 


EMISIONET