Ndryshe nga vendimi për të ardhur në këmbë në Kryesinë e Kuvendit, presidenti Meta ka preferuar të largohet me makinë pas raportimit në Komisionin Hetimor. Ai doli nga Kryesia në orën 12:45.

Meta u prononcua për gazetarët pa shkuar ende në Komision, por surpriza ishte kafja që ai konsumoi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas mbledhjes së komisionit hetimor ku u duk qartë se presidenti u tregua korrekt dhe nuk kurseu kritikat për asnjë nga palët, presidenti ftoi edhe deputetin Bashkim Fino për kafe në Presidencë dhe më pas konsumoi kafen me Ruçiun. 

Nuk dihet se si ka qenë humori i bisedës, megjithatë u pa një lloj ç'tensionimi i marrëdhnëieve mes shumicës dhe Presidentit.

/Ora News.tv/