Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta ka shprehur urim të shpejtë për të plagosurit nga tërmeti në Zagreb.

Meta shkruan se ky është një moment shumë i vështirë për Kroacinë, pasi për përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

Meta: Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë! Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë.

/Ora News.tv/