Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Presidentin Meta se me kundërshtinë që i bën paketës anti KÇK mbron krimin, Kreu i Shtetit i ka dhënë një përgjigje shkurt nga konferenca e përbashkët me homologun rumun.

Meta: Nuk do të dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit që e njohin të gjithë shqiptarët dhe nuk është serioze.

Për fat të keq, kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar sidomos ato që njihen si kushtet e Bundestagut dhe të gjitha kanë të bëjnë me zbatimin e ligji. Raportet tregojnë qartë se kush e ka përgjegjësinë. Ne shpresojmë të ecim drejt një mundësie pozitive në mënyrë që në fund të marsit BE të na japë një mesazh të qartë.

Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend, se Presidenti Meta sulmon ministren e Drejtësisë.

Rama: Ilir Meta ka arsye të jetojë në një moment "o sot o kurrë"



/Ora News.tv/