Meta: Rilindja nje organizate jo ne perputhje me interesat kombetare as stabilitetit te rajonit

Meta: Rilindja nje organizate jo ne perputhje me interesat kombetare as

Presidenti Ilir Meta deklaron se jemi në situatën e nje grushti te butë shteti. Meta thote se Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin e tij nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, dhe as të stabilitetit në rajonin tonë.

Situaten Meta e quan "një grusht i butë shteti". "Soros", thote Meta eshte nje organizate qe nuk duhet nenvleresuar. 

Pjese e intervistes ne emisionin Tempora transmetuar mbremjen e sotme

.....

Presidenti Meta: Unë shqetësim kam vetëm drejtësinë kombëtare, ajo është e pamëshirshme mbi çdo politikan.

Sonila Meço:  Por drejtësia institucionale do të jetë e tillë dhe në bazë të asaj që ju deklaroni zoti President, sot shqiptarët janë edhe më të shqetësuar për atë që vjen. Ju do të mjaftoheni vetëm me deklarimet dhe me statuset në“Facebook” apo keni një mision edhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, garantit të Kushtetutës, simbolit të unitetit kombëtar për të ndërmarrë veprime të cilat mund të shmangin pasojat afatgjata?

Presidenti Meta: Unë i kam ndërmarrë të gjitha veprimet dhe do t’i ndërmarr edhe në të ardhmen. Edhe ditën që opozita për fat të keq shpalli që do të digjet mandatet në Parlament, unë kam qenë për një vizitë në Gjermani për të takuar homologun tim atje.

Unë kam dhënë menjëherë mesazhin - ndërkohë që opozita e kishte thënë me kohë, sepse e kishte hapur idenë e lënies së mandateve prej një viti – që kjo është një marrëzi, që nuk i shërben as vendit dhe askujt. Përkundrazi do i bënin një shërbim Edi Ramës, se këtë nuk është se do ta shikonin me përgjegjësi, që prit se po shkojnë gjërat keq dhe duhet ekuilibruar diçka. Unë kam thënë askush nuk do të rri pa gjumë në Bruksel se ju po bëni një veprim tëtillë, megjithatë ata e bënë, punë e tyre, përgjegjësi e tyre dhe kostot le t’i marrin edhe ata, për fat të keq po marrin edhe qytetarët shqiptarë.

Gjithashtu, kam thënë opozita të bëjë një hap pas, të mos i dorëzojë mandatet, qeveria të bëjë dy hapa pas dhe të kthehet në kufijtë që i ka përcaktuar Kushtetuta, sepse qeveria kishte dalë nga kufijtë e Kushtetutës, sikurse ka dalë. Një nga arsyet pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë Kushtetuese, pse jemi në këtë situatë pa Gjykatë të Lartë, pse jemi në këtë situatë edhe me Prokurorinë, kjo është arsyeja.

Edhe dekreti që unë nxora për të shfuqizuar 30 qershorin, çfarë qëllimi kishte? Kishte qëllimin për të siguruar një normalitet në vend, për zgjedhje lokale që të merrnin pjesë të gjithë. Unë as i kërkova dorëheqjen Edi Ramës....

Sonila Meço:  ....Dua të qëndroj të reforma në drejtësi që ta mbyll argumentin...

Presidenti Meta:Reforma është kjo (tregon Kushtetutën), që të mos ketë Kushtetutë tjetër.

Sonila Meço:  Cila do të jetërezultatja e lidershipit Meta në reformën në drejtësi? Publiku shqiptar, populli, sovrani, në emër tëtë cilit ju flisni, përveç oponencës tuaj të shprehur, çfarë do të mund të marrë nga burri i shtetit Ilir Meta?

Presidenti Meta:Faleminderit për konsideratën...

Sonila Meço:  Jeni në pozicion të tillë, jeni Kreu më i lartë i Shtetit...

Presidenti Meta:Është e vërtetë, por për fat të keq jemi në situatën ku edhe pa thonjëza mund të thuhet i një grushti të butë shteti, pra të asgjësimit të gjithë institucioneve, të izolimit edhe të Presidentit si të vetmit institucion – sepse këtu vetëm dy institucione janë që nuk i ka marrëmazhorancës, që janë Presidenti i FSHF-së dhe Presidenti i Republikës, sepse të gjithë të tjerat po ta shikoni i ka marrë, i ka uzurpuar – dhe në këto kushte unë bëj detyrën time për të ruajtur qetësinë, për të shmangur konfliktet dhe gjakderdhjen. Dhe për një gjë të paktën jam i qetë deri tani që e kemi shmangur këtë gjë, megjithëse përpjekjet do të vazhdojnë.

Sepse e kam thënë edhe më përpara dhe do e përsëri, kjo situatë në Shqipëri nuk është e rastësishme dhe duhet të kemi parasysh se Rilindja –se unë nuk kam asgjë me socialistët, jam vetë socialist si pikëpamje, si formim – pra, Rilindja nuk është thjesht një organizatë shqiptare. Është edhe një organizatë globale, një lloj Internacionale e re socialiste, që ka qëllime të caktuara, që në vlerësimin tim nuk janë në përputhje me interesat kombëtare të Shqipërisë, por edhe të shqiptarëve dhe as të stabilitetit në rajonin tonë.

Sonila Meço:  Për cilën Rilindje jeni duke folur, atë me të cilën bëtë koalicion në vitin 2013?

Presidenti Meta: Tani, unë koalicionin e kam bërë me Partinë Socialiste, nuk e kam bërë me Rilindjen. Fakti që tani Rilindja e kontrollon totalisht edhe Partinë Socialiste mua nuk më lë pa shpresë që një ditë nuk do të ketë Parti Socialiste, si ajo që i dha Shqipërisë mjaft gjëra pozitive në të kaluarën, përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm për krizën e Kosovës dhe për çlirimin e Kosovës.

Sonila Meço: Kur e kuptuat ju ekzistencën e Rilindjes si njëorganizatë, thoni ju, globale, me këto qëllime?

Presidenti Meta: Tani është shumë e qartë, sepse e gjithë kjo situatë përfshirë edhe Ramaformën, është shprehje e një organizate globale dhe nuk kemi vetëm rilindësa shqiptarë, kemi edhe rilindësa ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e kësaj organizate.

Sonila Meço:  Cilët janë ata?

Presidenti Meta:Janë këta që flasin njësoj si Kryeministri jonë,edhe për çështjen e reformës, dhe që nuk kanë asnjë reflektim e asnjë ndjeshmëri për shumë probleme, që janë krijuar këtupër mosfunksionimin e institucioneve.

Sonila Meço:  Më falni, i referoheni Sorosit në këtë rast?

Presidenti Meta: Nuk është çështje thjesht e personit,është një organizatë, nuk është vetëm më Amerikë në atë që duhet “deepstate”, por edhe në Europë, në të gjithë botën, është një organizatë jo për t’u nënvlerësuar.

Sonila Meço:: Megjithatë, është një diskurs që dëgjohet, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Vishegradit, ku ka një frymë të fortë kundër filozofisë sorosiane dhe ngjajnë pak si teza populiste. Mos kemi rënë edhe ne në këtë lloj konspiracioni?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se jam populist, jam tepër i qartë dhe flas me Kushtetutë, flas me ligje, flas me vendime. Nuk flas thjesht me propagandë dhe Kushtetuta është këtu, Kushtetuta që është votuar më 21-22 korrik. U bënë 3 vjet, mund të bëhen katër, mund të bëhen 5. Një ditë qytetarët shqiptarë, populli shqiptar, institucionet shqiptare dhe aleatët tanë të mëdhenj, të cilët tani kanë edhe punë të tjera dhe ndoshta tani nuk janë shumë të përqendruar dhe të vëmendshëm këtu, do të merren, do ta shikojnë do ta studiojnë këtë çështje.

Sepse Shqipëria është një vend i NATO-s dhe ka për detyrë të jetë një vend demokratik, sepse në zemër të NATO-s, siç edhe tha edhe Sekretari i Përgjithshëm, Stoltenberg, qëndron demokracia, dhe jo tirania.

Sonila Meço:: Dakord, por si President i Republikës, si kreu më i lartë i shtetit shqiptar, kur ju përmendi këto forca le të themi të jashtme, të cilat sipas jush kanë ndikim në atë që është duke ndodhur në Shqipëri....

Presidenti Meta: ....Patjetër, sepse situata në Shqipëri duhet të ishte shumë më normale...

Sonila Meço:...E para, mos është një rënie edhe në pozitat – dikur e bënte edhe Kryeministri Rama, kur fliste edhe nga Brukseli për faktorë terciarë, të cilët mund të krijojnë destabilitet në Shqipëri. Ai asokohe përmendte Rusinë dhe faktorë të tjerë të lindjes, ju nga ana tjetër përdorni Sorosin? Mos është një rënie në pozitat e një konspiracioni tipik të vendeve të vogla, ku politika nuk mban dot përgjegjësitë e veta?

Presidenti Meta: Unë nuk vuaj dot nga këto gjëra, por një gjë e di mirë unë nga historia, besoj që e dini edhe ju, që Kim Filby nuk ishte sovjetik dhe as bashkëshortja e tij nuk ishte sovjetike. Kështu që unë jam i

Dhe absolutisht do të reflektojnë, sepse precedenti i dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve të opozitës është i papranueshëm për mua si President dhe ka qenë dhe mbetet gjithmonë i papranueshëm edhe mosregjistrimi i tyre në zgjedhje është i papranueshëm.

Ashtu sikurse mos-hetimi i atyre dosjeve, 184, etj., është i tmerrshëm dhe askush nuk ka penguar, të paktën që nga ikja po themi e zotit Llalla edhe deri tani, pra dy vjet, për të mos treguar vullnet për të hetuar këto dhe për të hetuar dhe çështje të tjera e për të vënë përpara drejtësisë cilindo politikan, deputet, ministër, qytetar, drejtor, që ka marrë pjesë në një masakër zgjedhore apo është përfshirë me elementë të krimit të organizuar për shantazh, për blerje votash, etj., përpara drejtësisë, në qoftë se duam vërtetë domethënë që këtu të ketë një vend të sundimit të ligjit, edhe të sundimi të popullit. Dhe populli sundon vetëm përmes votës së lirë dhe të barabartë. 

bindur që edhe aleatët tanë do t’i gjejnë Kim Filby-t e rinj, të cilët kërkojnë të komprometojnë imazhin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe si një vend i qëndrueshëm në këtë rajon.

....

Gazetarja: A jemi duke paguar çmimin e një destabiliteti në emër të një interesi të tillë? Si mendoni ju si President i Republikës?

Presidenti Meta: Ne po paguajmë sot çmimin e një klientelizmi ndërkombëtar dhe të një Rilindjeje shqiptare, por jo vetëm, edhe ndërkombëtare.



.....

EMISIONET