Presidenti i Republikës, Ilir Meta i uron shërim të shpejtë homologut të tij të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

"I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time", shkruan Meta në Facebook.

Kreu i shtet shpreh urim edhe për personelin mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kryen ndërhyrje kirurgjikale

/Ora News.tv/