Në konferencën për shtyp me homologun austriak, kryetari I Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se gjatë kohës që kishte mbajtur atë detyrë nuk e kishte shfrytëzuar për asnjë sekond  mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për problem partiake.

Gati dy orë më pas kreu i shtetit i bëri thirrje Ruçit se ka ardhur koha që të pozicionohej: Në anën e shtetit të së drejtës apo të grupit mafioz.

Ilir Meta: “Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit  në konferencën e shtypit me kryetarin e Kuvendit austriak lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale e shoqërore: Përse duhej të krijohet kjo situatë kur presidenti në kohën e duhur i ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar luajalitet kushtetues, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje, përkundrazi, atij dhe deputetëve, tre orë para se të vendosnin për vakancat e tyre ka bërë mesazh publik që e ka marrë vesh gjithë Shqipëria.

Të paktën unë mendoj që ai në përkrahje të shtetit ligjor do të kërkojë  hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë sepse ai e kupton shumë mirë që është vepër e patolerueshme, se ndoshta ka pasur idenë se vendimi është publilkuar nga KED. Faktet e reja që dolën kërkojnë dhe një analizë për tu pozicionuar në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz që po asgjëson dhe atë pak legjitimitet që i ka mbetur kuvendit”

Meta doli në konferencë për median për të sqaruar letrën që i ka dërguar komisionerit të zgjerimit.  

Ruci deklaroi sot: Metën e mirëpres në Kuvend

/Ora News.tv/