Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t'i largohet vapës së kryeqytetit për në zonat malore të vendit. Kreu i shtetit ka vendosur të vizitojë zonën e Alpeve në veri. Teksa ka publikuar disa foto nga atje, Meta promovon edhe rrugën e re që të çon në zonat malore të vendit.

Meta: Një udhëtim mbresëlënës në Leqet e Hotit, në Selcë-Cem, në Lëpushë e Vermosh, mes mrekullive të alpeve shqiptare, aty ku turistët i gëzohen rrugës së re dhe turizmit malor. 




/Ora News.tv/