Meta i kthen mazhorancës ligjin për turizmin detar

Presidenti, Ilir Meta, ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për turizmin detar, i cili përcakton llojet e mjeteve lundruese turistike, si dhe synon heqjen e TVSH per jahtet ti jape zhvillim ketij sektori.

Në arsyetimin shoqërues, Kreu i Shtetit kritikon ashpër qeverinë dhe deputetët e Kuvendit për  gjuhën e huaj të përdor në këtë dokument, duke shkelur Kushtetutën.

Madje, Ilir Meta, ju tregon hartuesve të këtij ligji derën e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Meta: Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, në një ligj, pra në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, që përbën aktin zyrtar bazë pas ligjit themeltar të vendit: Kushtetutës, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisëështë gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejtë dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë.

Gjithashtu sipas Presidentit ky ligj nuk përcakton rregulla të qarta dhe të kuptueshme për  dhënien e licensave për operatorët turistikë si dhe për masat administrative ndaj tyre.

Meta: Kjo gjendje pasigurie do t’i shoqërojë ata, sepse në çdo kohë rregullat mund të ndryshojnë, aq shpesh, duke rritur edhe rrezikune trajtimit preferencial se cilët nga këta operatorë do të mbështeten mbi kriteret subjektive që qeveria herë pas here mund t’i ndryshojë, sipas vullnetit politik të kohës. Ky ligj rrezikon që gjatë zbatimit në praktikë, masat ndëshkuese administrative të aplikohen në mënyrë preferenciale ndaj operatorëve të ndryshëm që do të operojnë në këtë fushë.

Më herët Presidenti i Republikës dekretoi 3 ligje të dërguara nga Kuvendi  në lidhje me mjedisin.

EMISIONET