Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka pritur datën 11 tetor, por i ndodhur në Strasburg ai i ka dorëzuar personalisht raportin e arsyetuar vetë Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio. Kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më Venecian për sqarimin e atyre që mazhoranca i ka cilësuar si shkelje. 

President i Republikës Ilir Meta është kujdesur personalisht që t’i dorëzojë raportin e arsyetuar për anulimin e 30 Qershorit dhe shpalljen e dekretit të ri Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio.

Gjatë këtij takimi në Strasburg, Kreu i Shtetit ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komisionin për çdo paqartësi  në lidhje me raportin mbrojtës të dorëzuar.

Ilir Meta është i bindur se Komisioni i Venecias do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe demokracisë në vend. Në fund të shtatorit pritet raporti paraprak i Komisionit të Venecias, ndërsa me 11 Tetor Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të ketë në tryezën e tij raportin me konkluzionet.

Në këtë dokument delegacioni do t’i japë përgjigje shteruese 8 pyetjeve të ngritura nga komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Në bazë të këtij raporti mazhoranca dhe opozita e re do të marrin një vendim nëse kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën apo jo pas anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja të 13 tetorit.

/Ora News.tv/