Teksa nënvizoi qartazi se Gjykata Kushtetuese njeh Presidentin si autoritetin më të lartë  për lidhjen  e marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edge atë me Greqinë, kreu i shtetit Ilir Meta hodhi poshtë aludimet se dëshiron të  drejtojë bisedimet.

Në një konferencë për mediat,  Meta tha se kjo nuk do të ishte serioze për shtetin.

Megjithatë, theksoi ai, Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme.

Ilir Meta: Presidenti nuk synon të bëjë edhe atë rol që ja jep Gjykata Kushtetuese të ulet dhe drejtojë bisedimet.Kjo nuk do të ishte mirë as për Presidentin dhe as për shtetin sepse do të tregonte mungesë besimi tek cilido tjetër.

Presidenti nuk është ekspert por ka për detyrë të përmbushë të gjitha përcaktimet e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me titullin qartë, objektin, kufijtë e asaj që do të negociohet, draftin e marrëveshjes, metodologjinë dhe padyshim dhe me ekipin negociator.

Presidenti nuk ka nevojë të caktojë njeri atje sepse të gjithë ata që do të marrin këtë besim, qoftë autorizimi, qoftë Plotfuqia është delegim i besimit të Presidentit në emër të shtetit për të bërë një marrëveshje shtetërore. Por Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen.

/Ora News.tv/