Presidenti i vendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorët e Greqisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Sllovenisë.

Meta dhe Ambasadorët  shkëmbyen informacione dhe mendime në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në secilin vend.

Në këtë takim u vlerësua se masat e ndërmarra nga vendet treguan efikasitet dhe së bashku duhet tashmë të koordinohen veprimet për të hyrë në një fazë të re të zbutjes të masave kufizuese.

Sipas presidentit, një hapje graduale dhe e kujdesshme e kufijve, si dhe lehtësimi i masave shtrënguese do t’i jepnin frymëmarrje dhe impuls ekonomisë në përgjithësi dhe turizmit në veçanti, si një degë e rëndësishme e ekonomisë së vendeve të rajonit.

Gjithashtu u vlerësua gjithashtu edhe mbështetja reciproke në këtë periudhë pandemie, si dhe u shpreh mirënjohja për solidaritetin dhe asistencën e Bashkimit Europian për të gjitha vende  për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

/Ora News.tv/