Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sot në aktivitetin e organizuar nga UN në Gjinar të Elbasanit në kuadër të javës së gruas. Meta tha se gratë janë një motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi të shoqërisë dhe shtoi se të drejtat dje nevojat e grave e vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara.

Ilir Meta: "Gratë janë motor i fuqishëm progresi dhe emancipimi i shoqërisë. Të drejtat dhe nevojat e grave dhe vajzave në zonat rurale mbeten të paadresuara". 

Kreu i shtetit përmendi varfërinë, nivelin e ulët arsimor dhe punën e papaguar të vajzave e grave në zonat rurale. Për këtë, ai propozoi që strategjia e zhvillimit rural të synojë rritjen e të ardhurave dhe reduktimin e varfërisë

Ilir Meta : "Strategjia e zhvillimit rural duhet të synojë rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, rritjen e prodhimit bujqësor dhe reduktimin e varfërisë. Shumëfishim i skemat e granteve, e subvencioneve dhe garancive bankare. Promovim i skemave të mikro-financës dhe kredive agrare me interesa të butë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të grave dhe vajzave në zonat rurale"

"Përmirësim në kapacitetet institucionale të administratës qendore dhe vendore në orientimin e sektorëve prioritarë për  krijimin e vendeve të punës në zonat rurale si dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social duke rrëzuar barrierat që pengojnë aktivizimin aktiv të gjysmës së popullsisë në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit".-janë disa nga politikat që duhet të ndjekë shteti shqiptar në ndihmë të gruas që jeton në zonat rurale, përfundon presidenti i vendit.


/Ora News.tv/