Presidenti Ilir Meta në një prononcim për gazetarët nga zonat e prekura nga tërmeti tha se është pozitiv fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Kreu i shtetit vlerësoi ndihmat e ardhura nga shumë vende, duke u ndaluar tek Kosova.

Ilir Meta: Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimet. Pastaj në mënyrë më transparente do bëhet edhe përllogaritja.

Fakti që është shpallur është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim.

Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc

Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme.



/Ora News.tv/