Presidenti Ilir Meta vijon të hedhë në tryezë propozim për zgjidhjen e krizës. Kreu i shtetit thotë se edhe nëse Rama nuk pranon të mbahen zgjedhje parlamentare mbetet në tryezë mbajtja e zgjedhjeve presidenciale.     

Në këtë kuadër Meta deklaron se është gati të lëshojë zyrën për një person me integritet Rexhep Meidani

Meta: Sa i takon  Presidentit, ajo që mund të bëjë është shumë e thjeshtë, e ka bërë gjithmonë sa herë vendi ka qenë në situata të tilla, të japë shembullin personal. Nuk do zgjedhje parlamentare në 13 tetor, të bëjmë dhe zgjedhje presidenciale, nuk ka asnjë shqetësim, bashkë me zgjedhjet vendore. Të gjithë ata që mendojnë se presidenti ka dëmtuar unitetin e popullit shqiptar dhe u ka hequr të drejtën për zgjedhje qytetarëve shqiptarë të ndëshkohet nga qytetarët shqiptarë në 13 tetor me votën e tyre të lirë dhe demokratike. Jo vetëm kaq, Presidenti është më i hapur, nuk ka frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë. 

Në rast se kërkon kryeministri të lërë edhe detyrën e Presidentit, gjithmonë duke konkuruar me 13 tetor para qytetarëve, por vetëm me një kusht, që në këtë zyrë të vijë një njeri me shumë integritet i cili ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar dhe publik është mbi çdo gjë tjetër dhe nuk e ha shantazhin dhe presionin siç është profesor Rexhep Meidani.Kjo është terësisht e zgjidhshme, nuk e kam biseduar me njeri, por jam i sigurt se ato dy-tre çështje të rëndësishme të rëndësisë kombëtare që trajtohen nga kjo zyrë do ti mbronte ndoshta dhe më mirë se unë. Të mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës. Marrja e këtyre bashkive në këtë mënyrë nuk është as e ligjshme dhe as legjitime. Presidenti të votohet më 13 tetor dhe të gjithë ata që e kontestojnë presidentin të bëjnë fushatë kundër tij. I ftoj të reflektojnë për ndryshe do më detyrojnë të ftoj të gjitha media botërore të shkojmë tek varri i Ramiz Alisë me një tufë me lule" 

/Ora News.tv/