Meta gati të dorëzoj mandatin, Kryemadhi: Presidenti të bëj punën e tij

Meta gati të dorëzoj mandatin, Kryemadhi: Presidenti të bëj

Monika Kryemadhi ka vendosur të mos komentojë deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha për hir të zgjidhjes së krizës politike është i gatshëm të dorëzoj mandatin dhe të vetëflijohet.

Kryemadhi tha se Presidenti duhet të bëjë punën e tij, qoftë kjo legjitime apo jo.

Monika Kryemadhi: "Si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së the se këtu shteti ka rënë. Se çfarë do bëjë presidenti është zgjedhja e tij dhe pozicionimi dhe qëndrimi i LSI-së nuk ka të bëjë me qëndrimet e Presidentit. Ne këtu jemi në qëndrim të unifikuar të opozitës, ku të gjitha partitë opozitare janë dakord. Këtu nuk është më vetëm opozita këtu janë edhe gjithë shqiptare.

Presidenti le të bëjë punën e tij, ajo është puna e tij zyrtare, legjitime jo legjitime nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare."

Meta deklaroi të mërkurën se është gati të dorëzojë mandatin e presidentit për tu mos instaluar një juntë ushtarake në Shqipëri.


EMISIONET