Shtatë orë negociata, tek Presidenti Meta shkojnë të gjithë, veç Ramës

Presidenti Ilir Meta i ka nisur negociatat për datën e re të zgjedhjeve pak para orës 05 të mëngjesit, orar për të cilin kishte dhënë për takim me kryeministrin. Megjithatë kreu i qeverisë Edi Rama edhe pse u shfaq vetëm pak metër më tej në një prej hoteleve në kryeqytet, ka refuzuar bisedimet me argumentin se ishte i zënë me takimet e fushatës. Thirrjes për takimi i janë përgjigjur partitë e opozitës si dhe kreu i PDS Paskal Milo.

Në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje  për krizën e rëndë politike, presidenti Ilir Meta e nisi ditën e punës në orën 5 të mëngjesit, duke pritur për takim kryeministrin, i cili publikisht e kishte refuzuar ftesën e tij.

Në orën 5:30, kreu i shtetit ka ftuar për një kafe operatorët dhe gazetarët, të cilët po ndiqnin jashtë selisë  aktivitetin e tij.

Kryeministri Edi Rama, në përgjigjen publike i kishte thënë presidentit se nuk ka kohë të takohet pasi ai është i angazhuar në fushatë. Por rreth orës 7:30, ai  kaloi para zyrës së Metës për tu ndalur në një nga hotelet e kryeqytetit për më shumë se 60 minuta,  për të ushtruar sport.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u tregua i përpiktë. Në orën 9:00, ai shkoi në zyrën e Metës,  ku  qëndroi vetëm  22 minuta, ndërsa presidenti dha këtë njoftim.

“ Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane nga të gjithë”

Menjeherë pas kreut të opozitës, Meta takoi për me shume se 60 minuta përfaqësuesin e LSI-së Petrit Vasili.

“Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje evropiane nga të gjithë”

Në zyrën e Presidentit ishin edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Soreca,  Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, si dhe ambasador të vendeve të Bashkimit Evropian.

Agjenda e takimeve nuk u mbyll këtu. Presidenti takoi kreun e Partisë Demokracia Sociale, kreun e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, si dhe përfaqësuesit e partive të qendrës së djathtë, aleatë të Lulzim Bashës.

Paskal Milo: Diskutuam atë që është në rendin e ditës, krizën politike në Shqipëri.

Pasi takuan presidentit, përfaqësuesit e partive opozitare shkuan në zyrën e Lulzim Bashës, ku kanë zhvilluar një takim.



RTV Ora përcjell live zhvillimet

Ora 14: 00 Presidenti Ilir Meta njofton konferencë për median në orën 14:30 



Ora 13: 57 Mbyllet takimi i Presidentit me ambasadoret e BE-së


Ora 13: 23 Milo pas takimit me Metën: Palët të ulen për gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë

Pas takimit me Presidentin, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi se nevojitet urgjentisht gjetja e një zgjidhje për të kapërcyer krizën që rrezikon të ardhmen europiane të vendit.

Për këtë, tha Milo, palët duhet të lënë instinuatat dhe të ulen në dialog.

Milo: Ndamë të njëjtat shqetësime për të gjetur rrugët dhe mundësitë sesi Shqipëria duhet ta kapërcejë këtë krizë që rrezikon të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jemi në proces dhe besoj se të gjithë aktorët politikë duhet të jenë në proces. Partia Demokracia Sociale është e hapur të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjes së krizës që për fat të keq po thellohet nëse nuk merren masa urgjente për ta kapërcyer.



Ora 13:13 Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadorë të vendeve të BE në Presidencë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, ambasadori britanik, Duncan Norman dhe ajo franceze Christina Vasak kanë mbërritur në Presidencë për tu takuar me Ilir Metën. 

Ndërkohë pritet të vijë edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.



Ora 13:00 Pritet një datë e re zgjedhjesh nga presidenti Meta

Presidenti, Ilir Meta, pritet të dekretojë një datë të re zgjedhjesh. Një fakt i tillë u la të kuptohej nga aelatët e Partisë Demokratike pas takimit që patën me kreun e shtetit.

Ora 12: 31 Mbyllet takimi i Presidentit me Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gutzkow, informon gazetarja e RTV Ora,  Fjorela Beleshi. Në presidencë ka mbërritur kreu i PDS, Paskal Milo. 

Ora 12:10 - Mbërrijnë në Presidencë krerët e partive të vogla opozitare

Kanë mbërritur në Presidenë për takimin me Metën krerët e partive të vogla opozitare për të diskutuar mbi situatën aktuale politike në vend. 

Ndërkohë, Meta ndodhet në takim me Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gutzkow



Ora 12:00 -Shefja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gutzkow ka mbërritur në një takim në Presidencë. Në foto poshtë makina e zyrtares së Këshillit të Europës


Ora 11: 26  Meta informon në facebook për takimim me kreun e grupit të LSI-së,  Petrit Vasili 

"Në vijim të konsultimeve me partitë politike për zgjidhjen e krizës aktuale në vend, prita sot në takim Nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Petrit Vasili. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.



11:03 "Eshtë një konsultë për një datë të re zgjedhjesh" informon gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj i cili ndjek nga afër takimet në presidencë.


Ora 10:38 - Meta do takohet me aleatët e Bashës dhe Paskal Milon

Presidenti Meta po mban një takim me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Do zhillojë takim në orën 11:45 me kreun e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milon dhe më pas në orën 12:00 me aleatët e kreut të PD, Lulzim Bashës.

Takimi i Metës me krerët e partive të vogla opozitare për situatën aktuale politike në vend.


Ora 10:22  Meta takim dhe me LSI e PDIU

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj informon se do të ketë takim edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PDIU për të diskutuar për situatën e krijuar. "Duket se presidenti po zhvillon takime konsultative para një vendimmarrje. Na është thënë zyrtarisht që kreu i shtetit pritet të ketë vendime të rëndësishme sa i takon 30 qershorit dhe në tryezë ka disa opsione që t'i shpalosë publikisht pas orës 13:00.  "


 

Ora 09:54 Meta: Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane

Presidenti Meta ka komentuar përmes një postimi në facebook takimin me kreun e PD-së, ku shkruan: "Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi".

Kreu i Shtetit thotë se "kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë".



Ora 09:33 Meta ka planifikuar një seri takimesh

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se Meta do të zhvillojë të tjera takime sot për situatën politike në vend.




Ora 09:24 Përfundon takimi Meta-Basha në Presidencë

Ka zgjatur vetëm 24 minuta takimi i presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në Presidencës, ku fokus i diskutimeve ka qenë 30 qershori i zgjedhjeve vendore dhe gjetja e një zgjidhje për krizën politike.


Ora 09:10 Meta ka disa opsione në tavolinë për pamundësimin e 30 qershorit

Pas refuzimit të kryeministrit, Meta pritet që sërish të tentojë të thërrasë Ramën në takim për të diskutuar për 30 qershorin.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se Presidenti ka deklaruar se nuk do të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor.

Të njëjtat  burime nga Presidenca bëjnë me dije se Meta ka në tavolinën e punës disa opsione për të pamundësuar këtë. Pas orës 13 mund të presim vendime të rëndësishme nga Presidenti për 30 qershorin.

Ora 09:00 Basha i thotë PO ftesës së Metës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është treguar i përpiktë, duke mbërritur fiks në orën 9 në zyrën e kreut të Shtetit, Ilir Meta për takimin e thirrur për krizën politike.

Ora 08:35 Largohet Rama 

Pas rreth 60 minuta relaksim, kryeministri është parë të largohet me eskortën e tij.


Ora 08:26 Meta e pret në Presidencë, Rama po bën not

Edhe pse Presidenti kishte që në orën 05:00 që priste Kryeministrin, Edi Rama ka zgjedhur të relaksohet me sportin e notit në orët e para të mëngjesit në një ambjent privat fare pranë Presidencës. Rreth orës 07:30 eskorta e kryeministrit kaloi fare pranë presidencës duke shkuar në një qendër sportive 100 metra larg Presidencës, informon gazetarja e RTV Ora Fjorela Beleshi.   



(Në foto: Eskporta e kryeministrit) 


Ora 07:00 Meta e fton në takim, Rama: Jam i zënë me zgjedhjet

Dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në twitter, teksa iu përgjigj me ironi: "Kemi zgjedhje, jam i zënë!"

"Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë. E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor," shkruante Rama.

Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.

"Dëshiroj t'ju bëj me dije se Presidenti i Republikës, Ilir Meta mirëpret nesër në takim kryeministrin Edi Rama për të biseduar për situatën politike në vend, në çdo orë që ai mundet, duke filluar nga mëngjesi herët në orën 5:00 deri në orën 13:00 në zyrën e tij në Presidencë".

Ky refuzim i Kryeministrit tregon qartë angazhimin e mazhorancës pavarësisht dekretit të Presidentit dhe mungesës së opozitës në zgjedhje.

Por në këtë përgjigje vihet re që përveçse do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, fati i dialogu politik është ende i pashkruar në letër.





EMISIONET