Presidenti Meta fton investitorët e Maltës në Shqipëri

Presidenti Meta fton investitorët e Maltës në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”, i shoqëruar nga një delegacion me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Në ditën e parë të Forumit, që u çel me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidentja e Maltës, Coleira – Preca, Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe vuri theksin tek nevoja për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe investimet e ndërsjellta.

Presidenti i Republikës prezantoi para komunitetit të biznesit maltez potencialet dhe mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për investitorët e huaj në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Meta i ftoi investitorët maltez të vlerësonin oportunitetet investuese në Shqipëri për të gjitha avantazhet krahasuese që ofron ekonomia shqiptare.

Presidentja e Maltës Coleira – Preca, gjatë fjalës së saj vlerësoi se Malta dhe Shqipëria duhet t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të shfrytëzojnë të gjitha oportunitetet e biznesit për të eksploruar tregje te reja investimesh.

EMISIONET