Presidenti Ilir Meta e konsideroi një sukses për Shqipërinë konferencën e donatorëve, ndërkohë që theksoi se tani duhet të shihet transparenca. I ftuar në “Open”, Meta theksoi se mbështet çdo punë të mirë që bën.

Për çdo gjë të mirë që bën qeveria ka edhe përkrahjen time por transparenca u theksua fort dhe gjithë Shtetet e Bashkuara e dhanë fondin e tyre për të mbështetur transparencës. Jam gat të duartrokas kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që ka bërë. Unë kam kërkuar nga qeveria të marrë masa edhe para tërmetit.

Ajo që kam theksuar sot ka të bëjë me kapjen e të gjithë institucioneve. Zëri i Amerikës raportoi sot edhe për nivelin e korrupsionit që është thelluar krahasuar me vitet e mëparshme. Edhe për reformën në drejtësi janë dhënë 200 milion euro. Ku jemi? Kjo është shumë e rëndësishme. Banka Botërore jep kredi edhe për vendet diktatoriale. Mesazhet janë solidaritet për popullin shqiptar”, nënvizoi Presidenti.

/Ora News.tv/