Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për një grup të strukturuar që ai e quan "PPPd". Politikanë, propagandë, polici dhe diplomatë.

Meta: Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim doktorit që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd, tre P-të janë të mëdhaja si PPP që të mos dalim nga gjithë filozofia e mënyrës sesi qeverisemi është edhe një "d" e vogël, është grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state që synon total state capture në Shqipëri. I kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje i cili nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i ka kërkuar dhe treguar rrugën e zgjidhjes . Nuk është rruga e zgjidhjes ‘Rama ik’ siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha dhe populli opozitar po themi, por është 'Rama reflekto', kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një agjendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës 'Edi thellohu', thellohu se ky është atdheu i gjithë shqiptarëve.

Njëra P janë politikanë, P e dytë është Propaganda, e dini ju ato mediat e atyre shokëve. P tjetër është Policia, por jo në kuptimin policia e shtetit, por rrugët policeske që ndiqen për të shantazhuar politikanë, qytetarë, gazetarë, sipërmarrës, opozitarë, në forma që janë në kundërshtim me shtetin ligjor. "d" e vogël janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet evropiane, demokratike dhe raportojnë sipas qejfit të tyre dhe Ramës e përdoren sipas tij.


/Ora News.tv/