Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një rezultat historik në "Fadil Vokrri", teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Republikën Çeke. Një takim që u pa me mjaft interes nga shumë tifozë, ku nuk munguan as figurat politike.

Prezent në shkallët e stadiumit "Fadil Vokrri" ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale tregoi emocionet që përjetoi në përmbysjen e rezultatit nga ekipi i Dardanëve.  

"Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë! Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!"-shkruan Meta.

Ky rezultat e dërgon në 15 numrin e takimeve pa humbje të përfaqësueses së Kosovës, që me këtë 3 pikësh merr momentalisht kryen e grupit A kualifikues të Euro 2020 më 8 pikë pas katër takimesh.




/Ora News.tv/