Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar ministrin e Brendshëm të Kosovës për ndihmat që qeveria e Kosovës i ka dhënë Shqipërisë për tejaklimin e pasojave të tërmetit.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar thotë se "Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës".

Ilir Meta: I lumtur t'i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit. Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.

/Ora News.tv/