Kritikëve, të cilët kërkojnë edhe një "flijim politik" të tij për tu vënë përballë pushtetit të kryeministrit Rama, Presidenti Ilir Meta u përgjigjet se nuk ka  ndërmend të japë dorëheqjen.

I ftuar në "Tempora" në RTV Ora, Meta thotë se kjo do të ishte tradhëti ndaj vendit dhe kombit dhe se nuk ka në vend të dezertojë pasi para se të jetë në detyrë si President ai është në një mision përballë paligjshmërisë.

Presidenti: Meta jep dorëheqje sot.Dorëheqja e zotit Meta do të ishte një tradhti e hapur, flagrante dhe e pafalshme ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Mezi do të pritej nga të gjithë armiqtë e Shqipërisë që i mban në presion të madh kjo sjellje e zotit Meta pavarësisht se kjo sjellje nuk ka imponuar dot të njëjtën kulturë të bashkëpunimit apo respektimit të institucioneve te aktorët e tjerë. Ky qëndrim i Metës është pasqyra ku del qartë e gjithë kapja e shtetit dhe gjithë ky skenar që synon jo vetëm kapjen e shtetit, zhbërjen e shtetit por dhe zhbërjen e Shqipërisë dhe defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky konflikt artificial i sponsorizuar nga jashtë synon defaktorizimin e Shqipërisë dhe përmes saj dhe defaktorizimin e Kosovës. Zoti Meta është në mision jo thjesht në detyrë. Zoti Meta nuk është dezertor, nëse do ti bëhej mirë Shqipërisë do të kishte ikur me kohë. Por që të ikë zoti Meta që të kapin dhe të vetmin institucion… Armiqtë e Shqipërisë do të ishin shumë të lumtur sepse nuk do të kishte një institucion të besueshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitim që do tu thoshte të vërtetën miqve tanë në gjithë botën. Shqipëria ka dhe miq por ka dhe armiq që punojnë kundër interesave tona.

Presidenti thotë se vendi ka miq dhe armiq në Europë dhe Amerikë, ndërsa me tone të ashpra u shpreh dhe ndaj diplomatëve të huaj në vendin tonë.

Meta: Shqipëria ka miq dhe armiq në Europë, në Amerikë.Është luftë interesash, unë mbroj interesat e vendit tim dhe kombit tim.  Dorëheqja nuk ndihmon për zgjidhje por për një kapje totale të shtetit.Kushetutën e Shqipërisë do ta mbroj nga qeveria, parlamenti, nga opozita, nga kushdo, nga ata të huaj që duan ta dhunojnë dhe përdhunojnë. Të shkojnë të dhunojnë Kushtetutat e vendeve të tyre ata, jo Kushtetutën e Shqipërisë siç janë mësuar këtu. Marrin dhjetëra milionë euro dhe dollarë dhe nuk japin asnjë herë llogari. Do ta mbroj deri në fund, por jam i bindur se do ta mbrojnë edhe qytetarët e ndershëm se u ka ardhur aty ku nuk mbajnë më.



/Ora News.tv/