Meta do të kapë Kushtetuesen? Berisha: Venecia tha të kundërtën, Parlamenti

Meta do të kapë Kushtetuesen? Berisha: Venecia tha të

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dalë në krah të Presidentit Meta, duke hedhur poshtë akuzat e mazhorancës por edhe pretendimet në mediat se Kreu i Shtetit po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese për shkak se është në gjykim.

Duke folur pas takimit me Metën, Berisha citoi Komisionin e Venecias i cili paralajmëronte në opinionin e fundit se Kuvendi do të bënte gjithçka për të realizuar qëllimin e tij, shkarkimin e Presidentit.

Berisha: Të dashur gazetarë, Komisioni i Venecias në opinionin e tij shpreh të kundërtën e kësaj. Thotë se parlamenti duke pasur vënë presidentin në hetim do të bëjë gjithçka që të kapë Gjykatën Kushtetuese për të realizuar qëllimin e tij.

Sipas Berishës, mazhoranca po bën çdo gjë për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Përballë saj, shtoi ai, Presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur pavarësinë  dhe kushtetutshmërinë e saj.

Ish-kryeministri tha se me kapjen e KLP, KED dhe përpjekjen për kapjen e Kushtetueses reforma në drejtësi ka falimentuar.

Berisha: I kam dëgjuar të gjitha prononcimet, por kam parë një anësi të verbër. Nuk mund të citosh ti renditjen kur e ke shkelmuar me dy këmbët dhe pacipësinë më të madhe, kur servir 4 kandidatura për 12 kandidatura. Këtë e bën vetëm një njeri që shkruan Kushtetutën në shpellën e mafias. Kushtetuta nuk e lejon të veprojë në atë mënyrë. Ai është i detyruar ti thotë presidentit, ligjvënësit nuk kam kandidatura dhe do të shtyj procesin. Ai shkel Kushtetutën, rrëzon çdo kandidaturë për të mbetur vetëm kandidaturat e Edi Ramës.

Berisha tha se ka një radhë të përcaktuar në Kushtetutë, teksa nuk kurseu akuzat ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Berisha: Presidenti është i detyruar që pasi të emërojë të parin të presë emërimin e dytë nga parlamenti. Kjo është bërë për balanca.Që të mos mundet një institucion me dy emërime të prishë balancat. Presidenti emëroi të parin dhe i kërkonin të emëronte të dytin. Ky kryemafioz që e ka shndërruar KED në shpellë mafia bën gjithçka që afatet të skadojë dhe zonja, e betuara në Lanë.Betimi është betim, akti më solemn për ata që ka moral dhe integritet. Obama gjatë betimit gaboi në përsëritjen e frazës dhe u detyruar ta përsërisë. Akt Lane betimi është për këta që shteti është narkoshtet. Në Lanë betim bëjnë vetëm horrat e narkoshtetit. Pasi dështoi me këtë bëri lojëra të pista me Fletoren Zyrtare, përdhosi dhe webin e asaj që ka qenë Gjykatë e Lartë dhe nuk është më.

EMISIONET