Presidenti Ilir Meta permes një postimi në facebook del në krah të presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit dhe nënvizon se pafajësia e tyre do te konfirmohet.

Reagimi eshte pergjigje pas ngritjes së akuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

"Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri." 

/Ora News.tv/