Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka konsideruar të papranueshme dhunën ndaj aktivistëve të shoqërisë civile.

Në një reagim, Kreu i Shtetit shqiptar shprehet se kjo dëmton imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë.

E drejta për të protestuar gatantohet nga Kushtetuta tha Meta edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

Reagimi i Ilir Meta 

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.

ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

/Ora News.tv/