Çdo “akt burracak dhune” ndaj gruas nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Ky është mesazhi që presidenti Ilir Meta dha sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave

Përmes një statusi në facebook kreu i shtetit nënvizon “Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre"

Gjithashtu, presidenti Meta bëri të ditur që edhe Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike kundër dhunës ndaj grave.

"Ndaj edhe sot në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në mbështetje të fushatës botërore "Ta ngjyrosim botën portokalli", Institucioni i Presidentit të Republikës do të solidarizohet me këtë nismë jetike për shoqërinë tonë, dhe domosdoshmërinë e dënimit me të gjithë forcën e ligjit të dhunës verbale e fizike ndaj grave dhe vajzave".



/Ora News.tv/