Presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi ishin sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Në një postim në facebook, Meta shkruan: "Pata rastin t'i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman".

Meta nënvizon se Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

"Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!"


/Ora News.tv/