Meta për Demarkacionin: Prej sot, Kosova me të ardhme të të fortë europiane

Meta për Demarkacionin: Prej sot, Kosova me të ardhme të të

Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës  Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka organizuar një pritje ku morën pjesë personalitete të shumta  nga fusha e politikës, artit e biznesit. I pranishëm në ceremoni, presidenti Ilir Meta tha se në këto 10 vite Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në rrugën drejt BE.

Arritja e akordit për Demarkacionit mes Presidentëve Thaçi dhe Vujanoviç dominoi të gjitha fjalimin e kreut të Shtetit Ilir Meta gjatë pritjes që Ambasada e Kosovës në Tiranë mbajti në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë.

Duke e cilësuar një progres të jashtëzakonshëm, Meta  tha se zgjidhja e kësaj çështje do ta përshpejtojë perspektivën europiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj.

Ilir Meta: Sot festojmë 10 vjetorin e shtetit të Kosovës, shtetit më të ri të Europës, të një shteti që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 10 vite dhe të një shteti që ka padyshim një të ardhmem akoma më të fortë europiane pas mëngjesit të sotëm dhe deklaratës së presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi Vujanoviç për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e cila do ta përshpejtojë përspektivën europiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj. Kemi shumë arsye për të festuar, për të gëzuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm, për këtë arritje të madhe të popullit të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor stabiliteti në rajon.

Meta nuk harroi të ndajë mirënjohjen edhe për projektuesin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, dëshmorëve që dhanë gjakun për lirinë e saj por dhe miqtë ndërkombëtarë me në krye SHBA, që mbajnë firmën e zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit më të ri në Europë.

Ilir Meta: Kemi shumë arsye për tu përkulur me nderim para veprës dhe vizionit të presidentit të përjetshëm të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përpara sakrificave sublime të Adem Jasharit dhe të gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë  e Kosovës dhe natyrisht tu shpreh mirënjohjen të gjithë aleatëve tanë duke filluar me SHBA që në udhëheqjen e presidentit Klinton vendosën në mbrëmjen e 27 marsit të 1999 për ti dhënë fund barbarsisë së fundit të kasapit më të madh që ka njohur Ballkani, Sllobodan Millosheviç. Për të vijuar me Presidentin Bush, i cili pikërisht këtu ku jemi sot, në Tiranë gjatë vizitës së tij zyrtare tha: Tani është koha për pavarësinë e Kosovës. Dhe sot ne shohim që Kosova ka njohje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe një perspektivë të shkëlqyer si asnjëherë tjetër.

Ndërsa përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini, tha se 10 vjet me pare Kosova vulosi të ardhmen e saj.

Ai tha se Kosova dhe Shqiperia jane dy aktorë rajonale te rendësishëm.

Kosova e shpalli pavaresine 17 shkurt 2018 dhe për nder të kesaj date ne Shqiperi dhe Kosove janë zhvilluar shume aktivitete.


EMISIONET