Presidenti i Republikës miratoi me rezerva buxhetin e vitit 2020. Në argumentin e dhënë mbi dekretin thuhet se firma është dhënë për të mos penguar zbatimin e masave për riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Megjithatë kreu i shtetit tërheq vëmendjen se rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019.

Rritja ekonomike e parashikuar në 4.1% nuk është realiste e si pasojë kërkon që të reflektohet kjo situatë në buxhet.”

Po ashtu ai shton se duhet reflektuar situata në vendet e rajonit dhe BE, e cila shfaqet në rënia e po ashtu dhe ulja e të ardhurave nga emigrantët. 

Ndikime negative sipas tij kanë dhënë eksportet neto, për shkak të defiçitit në rritje gjatë tremujorit të dytë.N

jë tjetër pikë është trendi në rënie i investimeve duke u tkurrur me 0.9% në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019. 

Dobësi financiare për Metën ka treguar edhe sektori i energjisë Buxheti i vitit 2020 sipas Metës nuk reflekton progres drejt një përmirësimi të politikës fiskale, zgjerojnë më tej përjashtimet si dhe diferencimin e normave tatimore dhe krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike. 

Jashtë vëmendjes nuk mbeten as PPP rrrezikut të të cilave sipas Metës i shtohet rreziku i injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve, i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik. Një rrezik potencial është dhe vetë rritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij.

/Ora News.tv/