Meta dekreton ligjin, nga 1 janari mbyllen kazinotë dhe bastet sportive

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi ligjin për lojrat e fatit, i cili u votua në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.

Ligji parashikon mbylljen e lojrave të fatit më 31 dhjetor të këtij viti.

Ky është një nga ligjet e trumbetuara si sukses nga ana e qeverisë Rama. Ai u votua me 75 vota në datë 25 tetor nga shumica, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend, për shkak të bojkotit të shpallur prej kohësh.

Ky ligj do të detyrojë mbylljen e rreth 4 mijë pika bastesh në Shqipëri, ndërkohë Kryeministri kërkoi me urgjencë heqjen e reklamave të basteve nga media.

Dekretimi i këtij ligji nga presidenti Meta vjen pas refuzimit të dekretit për emërimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, por edhe dekretimit pas më shumë se një viti të kreut të SHISH, Helidon Bendo.


EMISIONET