Presidenti Ilir Meta ka ngitur padi nga kreut të KED, Ardian Dvorani.

I ftuar në "Tempora" në RTV Ora, Kreu i Shtetit  thotë se nuk do të suprizohej me një vendim në disfavor të tij, por shton se çdo gjykatë që i jep të drejtë zotit Dvorani tregon se është e kapur politikisht dhe e korruptuar, po ashtu  dhe çdo institucion ndërkombëtar.

Meta: Nuk do të shokohesha po të ndodhte dhe kjo gjë. Që nga zgjedhja e prokurores së përkohshme që u zgjodh me 69 vota në mënyrë të paligjshme këtu kanë ndodhur gjëra të çuditshme.E vetmja shpresë për për mbrojtur këtë sistem demokratik dhe të drejtat e qytetarëve mbetet gjykata Kushtetuese.Çdo gjykatë që i jep të drejtë zotit Dvorani tregon se është e kapur politikisht dhe e korruptuar dhe çdo institucion ndërkombëtar.



/Ora News.tv/