Tre ditë para votimeve të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta firmos dekretin për një tjetër datë të zgjedhjeve. Vendimi u bë publik pas minuta pasi kishte përfunduar takimet e ngjeshura me krerët e partive dhe ambasadorët e BE-së, të nisura që herët në mëngjes në selinë e kreut të shtetit.

Në një konferencë për median, kreu i shtetit i bëri thirrje kryeministrit të reflektojë. Jo vetëm. Kreu i shtetit i bëri thirrje të gjitha forcave politike të reflektojnë për të mos humbur shansin e çeljes së negociatave me BE-në në mes të tetorit, 3-4 ditë pas zgjedhjeve vendore.  

Për mediat kreu i shtetit theksoi se nuk detyronte askënd të merrnin pjesë në zgjedhje por dha garanci se më 13 tetor  nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ.

Vetëm Rama refuzoi takimin ne presidence. 

Dekreti i presidentit për një datë të re zgjedhjesh vjen në një kohë kur KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në KZAZ të të gjithë rretheve

Dy arsye pse 13 tetori

Kreu i shtetit tregon dy arsyet pse vendori 13 tetorin

Meta: Për dy arsye kam vendosur 13 tetorin. Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithë përfshirëse jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por njëkohësisht edhe që dëshirojnë sipas të gjitha afateve ligjore dhe proceduriale të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor. 

Arsyeja e dytë sepse e kam nënvizuar edhe në 8 qershor kur bëra publik vendimin për anulimin e zgjedhjeve dhe e kam ritheksuar dhe në 10 qershor në shpjegimet para jush, një nga arsyet kryesore ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia  Veriore lidhur me momentin e çeljes së negociatave . 

Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është për të marrë një vendim për të dyja vendet në tetor dhe Këshilli i BE-së është në 17-18 tetor. Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe njëkohësisht për të dhënë një mesazh pozitiv përmes këtyre zgjedhjeve dhe duhet të punojmë për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE.

Nuk detyroj askend te marre pjese me 13 tetor 

Pyetje: A keni marrë garanci nga Lulzim Basha se do të jetë në zgjedhje, apo rrezikojmë një bojkot të dytë nga opozita? Kush do të mbajë përgjegjësi për kostot financiare të 30 qershorit

Ilir Meta: "Sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet vendore dua tju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime, si president, dhe si i vetmi institucion që ka përgjegjësinë për caktimin e datës së zgjedhjeve është tu jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e këtij procesi. Të heqin dorë nga agjendat e ngushta maksimaliste të secilës palë. Duke qenë që është një objektiv kombëtar anëtarësimi në BE i bëj thirrje të sillen në mënyrë europiane në këto orë dhe në këto ditë që të marrim çeljen e negociatave nga BE në 17 - 18 tetor, 3-4 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme vendore.  Nuk mund të garantoj se kush do të marrë pjesë dhe kush nuk do të marrë pjesë. Unë dëshiroj të gjithë të marrin pjesë por në cdo rast jam i bindur se nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ, sepse kjo është në kundërshtim me detyrimet europiane. Jam i sigurt se nuk do ketë asnjë bashki pa kandidatë alternativë. 

A duhet të ishit konsultuar me përfaqësues të SHBA?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë të qarta konstruktive dhe të paanshme. Vendimet që kam marrë janë në përgjegjësinë time institucionale , kushtetuese. Jam i bindur se vendimet janë të drejta në raport me interesat e vendit, demokracisë unitetit dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ju kam thënë disa herë, zgjedhje pa opozitën që nuk ekzistojnë më edhe në mënyrë të paqtë të mbaheshin do të vononin integrimin në një afat të pacaktuar.

Meta tregon se kush ishte shkaku qe nuk caktoi date te re

Presidenti beri me faj mungesen e bashkepunimit me kryeministrin  

Ilir Meta:  Qëndrimi im ka qenë dhe është tepër i qartë. Në Shqipëri më 30 qershor nuk ka zgjedhje ligjore e shtetërore. Ka një këmbëngulje deri tani por unë shpresoj të ketë reflektim. Një nga pretendimet ishte nuk është caktuar datë e re zgjedhjeve. Unë pikërisht duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit sepse çdo ditë që kalonim drejt 30 qershorit rrezikonim të kishim një konflikt edhe më serioz kam që në 10 qershor që kam pritur kryeministrin për të disktutuar për mundësitë që duhej ti jepnim opozitës. Këto kanë qenë mesazhe publike por edhe informale e miqësore. Ju i dini reagimet e tij. Unë nuk e kam humbur dhe nuk kam ndërmend të humbas qetësinë. Nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës por për të bërë maksimumin që të evitojmë një konflikt jo vetëm politik dhe institucional por dhe social kudo që mund të zhvilloheshin zgjedhje të tilla. I kam kërkuar zyrtarisht dhe formalisht kryeministrit një takim dhe përfaqësuesve të opozitës.  Deri tani për të marrë vendimin për një datë të re ka qenë mungesa e një reagimi konstruktiv apo bashkëpunues nga ana e kryeministrit. Përgjigjja e tij ka qene se ka qenë shumë i zënë me fushatë ndaj e kishte të pamundur nga ora 07-13 te takoheshin dhe unë u detyrova t' i kërkoja takimin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 duke besuar se nga ora 05:00- 07:00 është e vështirë të organizosh takime elektorale. Por kam qenë i gatshëm në çdo orë, edhe në mesnatë për të biseduar pasi për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stabiliteti, kredencialet e demokracisë dhe e ardhmja europiane. Më vjen keq për reagimin e tij por nuk do të humbas për ansjë moment qetësinë. 


Nuk ndaloj askend te vezhgoje te dielen
Ilir Meta: "Nuk ndaloj askënd dhe nuk i kërkoj askujt që të vëzhgojë proces votimesh ditën e dielë apo kurdo ata e çmojnë të arsyeshme sepse është e drejtë e tyre. Unë thjesht kam bërë të qartë pozicionin ligjor për zgjedhjet e ardhshme që do të jenë me 13 tetor. Si ti them unë dikujt mos rri ti se mërzitem unë. Ne shqiptarët jemi mikpritësa. 30 qershori është një ditë e mirë dhe jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Nuk duhet ta humbasim jo vetëm të dielën por edhe në muajt e ardhshëm pasi jo pak dëme i kanë ardhur ekonomisë tonë. Secili bën vlerësimin e tij dhe detyrën e tij. Unë e kam bërë dhe bëj detyrën time në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë para qytetarëve shqiptarë."

Meta tha se qëndrimi i tij ka qenë dhe është tepër i qartë. Në Shqipëri me 30 qershor nuk ka zgjedhje shtetërore dhe ligjore.

Meta: "Ka një këmbëngulje deri tani por shpresoj të ketë reflektim.Një nga pretendimet ka qenë se nuk është caktuar një datë e re zgjedhjesh. Duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit dhe tensionin, çdo ditë që kalonte drejt 30 qershorit rrezikonim të kishim një konflikt edhe më serioz. Kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeminsitrin për të diskutuar për të gjithë mundësitë që duhet tu jepnim të gjithë partive të opozitës për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. 

Ju i dini reagimet e tij, unë nuk e kam humbur dhe nuk kam ndërmend të humbas qetësinë. Nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës por për të bërë maksimumin që të evitoj një konflikt jo vetëm institucional por edhe shoqëror dhe komunitar. I kam kërkuar zyrtarisht dhe formalisht kryeministrit një takim dhe përfaqësuesve të opozitës. Deri tani për të marrë vendimin për një datë të re ka qenë mungesa e një reagimi konstruktiv dhe bashkëpunues nga kryeministri.Kam qenë ui gatshëm në çdo kohë për të biseduar. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme se stabiliteti, kredencialet e demokracisë."

/Ora News.tv/