Në një intervistë për emisionin "Tempora" në RTV Ora, kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka kursyer batuta për kreun e KED, Ardian Dvorani. Sipas kreut të Shtetit, Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe duhet të largohet.

Ilir Meta: Nuk kam parë ende zyrtarisht një vendim të KLGJ. Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut qe e ka marrë notën 5 pa mik e ka të qarte. E vetmja që gjë mbetet e paqarte është nëse zotëria në fjalë e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ por me integritetin e Gjykatës se Lartë.


/Ora News.tv/