Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për media, nuk la jashtë vëmendjes edhe përplasjen e një dite më parë të banorëve të "Astirit" me policinë.

Meta tha se në vijimësi ka apeluar për dialog dhe se kanë qenë të gjitha mundësitë për të dialoguar.

Gazetarja: Duke qenë se dje patëm një situatë shumë të tensionuar tek "Astiri" dhe banorët kanë bërë thirrje për prezencën tuaj, pritet që të jetë dhe një tjetër seancë në prishjen e këtyre banesave. A do i ndjekë Presidenti nga afër këto situata apo protestën e rradhës?

Meta: Presidenti prap është shprehur në mënyrë sistematike. Edhe dje është shprehur, edhe pse nuk ka qenë këtu. Prandaj çdo qytetar shqiptar të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për rëndësinë e madhe që ka pikërisht garantimi i funksionimit të shtetit të së drejtës, larg kapjes së tij nga kushdo sepse realizimi i institucioneve të shtetit të së drejtës apo kapja e këtyre institucioneve sjell vetëm artibitraritet, dhunë dhe dërrmim të të drejtave të qytetarëve shqiptarë, përfshirë edhe asaj të pronës. Presidenti i ka bërë qëndrimet e tij publike për këtë cështje dhe cdo cështje tjetër, ka kërkuar dialog dhe kanë qenë të gjitha mundësitë që me dialogu. Kjo situatë, kjo krizë të zgjidhet, ashtu sikurse ka dhe kriza të tjera akute.

/Ora News.tv/