Meta apelon të rinjtë: Sporti, ilaçi më i mirë kundër drogës, duhanit dhe obezitetit

Meta apelon të rinjtë: Sporti, ilaçi më i mirë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur se sporti ka aftësinë për të ndryshuar jetën e çdo individi si edhe shoqërinë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Sportit, Meta tha se fuqia e sportit është e magjishme.

Ai nënvizoi se sporti është ilaçi më i mirë për të luftuar fenomene si droga, duhani dhe obeziteti.

"Fuqia e sportit është e magjishme, është e pakufishme sepse sporti ndryshon jo vetëm jetën e çdo individi por njëkohësisht jam i bindur që sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj por edhe të na edukojë për të pasur një rini të shëndetshme e shoqëri të shëndetshme e të sigurtë në rrugën e saj. 

Aq më tepër sot kur të rinjtë, fëmijtë por edhe shoqëria është vazhdimisht e kërcënuar nga fenomene për të cilat ilaçi më i mirë është angazhimi në sport dhe promovimi i sportit. Që nga rreziku i drogës dhe i substancave narkotike, që nga duhani e obeziteti që është një sfidë për ne dhe të gjitha shoqëritë moderne."

EMISIONET