Presidenti, Ilir Meta i ka bërë palëve politike një thirrje të koduar për dialog që do të çojë në zgjidhjen e krizës politike në vend. Meta, tha se duhet reflektim për zgjidhjen e sfidave larg interesave okulte. Deklaratat e presidentit erdhën në ekspozitën me grafika në Teatrin Kombëtarë “Notre Dam de Tiran”, e artistit Avni Delvina.

Presidenti Ilir Meta shmangu komentet nëqoftëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh për bashkinë e Vorës apo për atentatin që ju krye prokurorit Arian Ndoj, duke u fokusuar vetëm tek ekspozita me grafika  “Notre Dam de Tiran”, e artistit Avni Delvina.

Ekspozita  vjen në  mbështetje dhe përkrahje të kauzës së artistëve dhe qytetarëve, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndërsa autori dhe nuk harron që të shigjetojë apo të bëjë humor me disa personazhe të artit kulturës, të medias, politikës e më gjer. Pjese e grafikëve ishte edhe vetë presidenti Meta.

Brenda në ambientit të Teatrit, i cili siç tha ai është kthyer në "epiqendrën" e dramave, por edhe të kauzës e rezistencës qytetare ndaj padrejtësive dhe arbitraritetit, kreu i shtetit nuk i kurseu  thirrjet për klasën politike.

Meta: Është e domosdoshme që të gjithë të reflektojë dhe dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar dhe e emancipuar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg arbitraritetit, larg interesave okulte. Në interes të kulturës sonë, qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë. Është detyra jonë të përforcojmë vlerat e shoqërisë sonë që të ecim të sigurt drejt europianizimit. Nuk mund të ketë një shoqëri europiane pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar.

Kreu i Shtetit tha se duhet  ngrihet në piedestal njeriu që “rebelohet” sa herë i cënohet dinjiteti, sovraniteti, liritë dhe të drejtat e tij.

Meta: Nuk gëzojnë sovranitetin e tyre të plotë për të vendosur, rrezikohet edhe sovraniteti i shtetit. 

Qartësisht është pozicionuar në vazhdimësi krah artistëve, ka kërkuar dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. 

/Ora News.tv/