Presidenti Ilir Meta nënvizon se është i domosdoshëm bashkëpunimi mazhorancë opozitë për ti thën fund paralizimit të institucioneve të reja të drejtësisë.  Gjithashtu Meta e quajti "të papranueshme" deklaratën "më mirë pa gjykata fare sesa me gjykata të korruptuara"

Kreu i shtetit paralajmëroi se nëse partitë nuk do lënë mënjanë konfliktet atëherë rrezikohet që Shqipëria të mos çelë negociatat as në 2019. Presidenti Meta ishte sot paradite në Shkodër, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij dhe të “Aleancës për Dhurimin e  Gjakut”.

Pyetja: Vettingu duket sikur shkaktoj një kolaps në sistemin e drejtësisë. Ndërsa palët kanë qëndrimet e tyre, opozita e ka sulmuar këtë proçes, mazhoranca e quan filtrin e duhur për shkak të problemeve?

Ilir Meta: Janë dy çështje të ndryshme funksionimi i vettingut dhe njëkohësisht paralizimi, funksionimi apo mos ndërtimi i instituticioneve të reja të drejtësisë. Askush nuk e ka menduar kur janë nisur këto reforma që do ndodhi kjo e dyta për arsye se janë bërë majft përcaktime edhe në Kushtetutë në mnëyrë mjaft konkretë që parashikonin se këto instituticione duhet të ishin krijuar me kohë, gjë që nuk ka ndodhur dhe kjo edhe e bën edhe më të domosdoshme vendosjen e dialogut.

në mënyrë që kjo anomali apo një kolaps i mundshëm i funksionimit të sistemit gjyqësor të evitohet dhe të krijohet mundësia që në një mënyrë sa më të shpejtë jo vetëm që procesi i vettingut të vazhdojë e të jetë më i shpejtë dhe të mbështet edhe më shumë nga administrata që kryen vettigun, qoftë me staf apo mbështetje buxhetore po ashtu edhe të bëhen të gjithë ato ndryshme që janë të domosdoshme për tu reflektuar, që i hapin rrugën krijimit të besueshëm, me integritet të gjithë instituticioneve të reja të drejtësisë.  

Nuk mund ti vëmë fajin vettingut për këtë situatë por i dëshirës për të mos parë problemet reale kushtetuese e ligjore që duhet të rishikohen për ta tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar instituticionet e reja.

Nuk mund të themi që njëkohësisht dhe është e papranueshme që të themi që mirë pa gjykata fare sesa me gjykata të korruptuara.

Absolutisht jo sepse njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin në gkykata dhe këto janë probleme që kanë qytetarët me shtetin, me bashkinë, me njëri-tjetrin dhe kërkojnë drejtësi, zgjidhje.

Zgjidhja është vettingu dhe lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë por njëkohësisht edhe krijimi i insituticioneve të reja të besueshme, të pavarura që do japin atë drejtësi që qytetarët presin.

Pyetja: Jeni i gatshëm të ndërhyni?

Ilir Meta: Si president, sa i takon reformes në drejtësi do të përmbush të gjitha detyrimet e mija në mënyrë sa më transparente. Kam dhënë mesazhet e mija herëpashere, që të evitohen situatat konfliktuale e polarizueze, siç praktikisht janë shtuar e politizuar më shumë sesa duhet.  I takon të dy palëve të reflektojnë, e të kuptojnë se drejtësia nuk mund të politizohet në mënyrë ekstreme. Duhet sa më shpejt që përmes një dialogu të zgjidhen, ngërçet apo vështirësitë që sistemi drejtësisë ka.

Pyetje: U mbyll dhe ky sesion parlamentar, ka patur protesta, bllokim të foltores nga ana e opozitës. Në të njëjtën kohë u shty dhe procesi i çeljes së negociatave. Si janë lexuar nga institucioni i Presidentit të gjitha këto zhvillime të brendshme, por edhe të jashtme. A përcillet me shqetësim kjo frymë që deri diku që nuk i shërben proceseve të vendit? 

Meta
: Pa diskutim që është një frymë që nuk i shërben proceseve të vendit dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, nuk do të ketë çelje të negociatave në qershorin e ardhshëm. Përkundrazi do të ketë përsëri përpjekje për të gjetur fajtor për këtë çështje. E them shpesh që në të kaluarën kemi vuajtur shumë si popull në një izolim idiot se nuk mund ta quajmë ndryshe, se mund të kishim qenë të izoluar, por pak më butë, si disa vende të tjera të ish-Europës qendrore dhe Lindore. Izolimi ekstrem na solli pasoja të cilat nuk mund ti kuptojë dikush që nuk e ka kuptuar atë periudhë, e nuk arrijnë ti kuptojnë as fëmijët tanë sot, por për fat të keq, pas 28 vjetësh, përsëri kemi një konflikt të pajustifikuar dhe kemi pasion për konflikt kur dialogu duhet të mbizotërojë, sidomos për çështje me rëndësi kombëtare, sikurse është çështja Integrimit Europian sepse kjo është një platformë dhe qëllim i gjithë forcave kryesore politike në vend dhe aspiratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. 

Në këtë drejtim duhen bërë përpjekje shumë të mëdha për të rivendosur dialogun, duhen bërë përpjekje nga dy palët.  

Por nëse opozitës i kërkohet të bëjë një hap, maxhorancës i kërkohet të bëjnë dy hapa sepse ka përgjegjësi më të madhe përsa i takon vendit dhe qeverisjes dhe drejtimit të tij dhe të shpresojmë që pas pushimeve të ketë një reflektim. Përndryshe dy muaj kanë ikur që nga qershori, dhe kështu mund të ikin edhe 10 muaj të tjerë.

Pyetje: E shihni të vështirë realizimin e atyre pikave shtesë? 

MetaJo, unë nuk shikoj asgjë të vështirë nëse ka vullnet për përmbushjen e tyre dhe bashkëpunohet në mënyrë të qëndrueshme për përmbushjen e atyre sfidave dhe standarteved që kërkohen nga vendet e BE.

/Ora News.tv/