Presidenti i Republikës Ilir Meta i bën hirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen në Bibliotekën Kombëtare.

Prej ditës së djeshme Biblioteka Kombëtari shpalli gjendjen e emergjencës për shkak se kishte hyri uji në katin e nëndheshëm të këtij institucioni pas stuhisë së 23 qershorit. Drejtoresha e bibliotekës kombëtare Persida Asllani doli sot para medias dhe tha se ishin dëmtuar më shumë se 12 mijë botime.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare, këtë institucion të rëndësishëm të trashëgimisë tonë të pasur kulturore. Në vijmësi Kabineti i tij po ndjek nga afër situatën dhe është në komunikim me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare. Presidenti i Republikës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen."

Duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë, socialë e mediatikë, Presidenti bën thirrje që të gjithë bashkë të kontribuojmë për të ruajtur vlerat e pasura të fondit të Bibliotekës sonë Kombëtare.


/Ora News.tv/