Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë

Ilir Meta ka shpallur të padëshirueshëm në takimet në presidencë ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt.

Burimet kanë bërë të ditur se shkak për këtë veprim janë bërë komentet e ambasadorit mbi dekretet e presidentit. Po ashtu një tjetër argument ka qenë dhe veprimi i turpshëm që Borchardt bëri ndaj banorëve të Astirit teksa ata po protestonin para drejtorisë së policisë.

Për këtë veprim Meta ka informuar ministrinë e Jashtme, zyrën e asamblesë parlamentare të OSBE dhe Prezencën e OSBE në Tiranë.

"Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës", thuhet në dokumentin e Presidentit.

Madje mësohet se edhe në takimin e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne me presidentin e asamblesë parlamentare të OSBE George Tsereteli, Boshard nuk është lejuar të marrë pjesë.

RTV Ora ka siguruar pamjet kur ambasadori Bernd Borchardt ka kaluar përballë Presidencës në momentin e takimit mes Presidentit Ilir Meta dhe presidentit të asamblesë parlamentare të OSBE, George Tsereteli.



EMISIONET