Informacionin që Presidenti Meta kishte për trazira në vend, deri në djegien e Kuvendit gjatë protestave të opozitës, duhet ta ketë edhe Kryeministri. 

Këshillitari i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj dhe gazetari Aleksandër Çipa të ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora thanë se agjencitë ligjzbatuese vënë në dijeni drejtuesit më të lartë të shtetit, duke përfshirë edhe kryeministrin.

Pjesë nga intervista

Beti Njuma:  Kryeministri Rama ka pasur dijeni për këto informacione?

Bledar Dervishaj: Unë këtë nuk mund të them dhe as ta  konfirmoj, por sipas ligjit dhe autoritetit që agjencitë ligjzbatuese ndajnë me autoritetet e larta, i adresojnë në adresë të Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit apo institucione të tjera me të cilat lidhet veprimtaria apo objekti i këtij informacioni që mund të disponohet.

Beti Njuma: Çipa presupozohet se një dokument i tillë i është vënë në dispozicion Presidentit nga SHISH dhe një dokument i tillë duhet ti vihet në dispozicion edhe kryeministrit?

Aleksandër Çipa: Sipas ligjit organik pashmangshmërisht dijenia duhet të jetë në nivele më të larta të drejtuesve shtetëror dhe kryeministri është pjesë e nivelit më të lartë të drejtimit shtetëror. Kjo gjë nuk është ndarë publikisht dhe risjella e presidentit

/Ora News.tv/