Messi "thumba" për Ronaldon, i shkel syrin Interit

Messi "thumba" për Ronaldon, i shkel syrin Interit

Rivaliteti sa vjen e zvogëlohet, por Lionel Messi vijon të hedh "benzinë" në marrëdhënien me Cristiano Ronaldon. Në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", ylli argjentinas është shprehur se ai preferon që të tjerët të flasin më të dhe jo ai për to, duke "thumbuar" në këtë mënyrë kundërshtarin luzitan.

Barcelona? "Secili prej nesh kërkon përvoja që ne i konsiderojmë më të mirat për veten tonë. Asnjëherë nuk kam ndier nevojë për të lënë klubin më të mirë në botë, që është Barcelona. Këtu më pëlqen çdo seancë stërvitore, çdo lojë dhe qyteti. Në përgjithësi, kjo përvojë është jashtëzakonisht e plotë dhe gjithmonë e kam pasur në mendje se cili është objektivi im këtu, pa pasur nevojë ta kërkoj diku tjetër,"

Cristiano Ronaldo? “Unë preferoj t'i lejoj të tjerët të flasin për mua. Unë e di se çfarë jam, çfarë bëra dhe çfarë ende mund të jap, por i mbaj për vet. Unë i lë të tjerët të komentojnë, nuk më pëlqen të flas për veten time, gjithmonë preferoj të mendoj për skuadrën,"

Interi? "Jam i impresionuar prej tyre. I kam parë në kampionat dhe më janë dukur një skuadër mjaft e organizuar. Besoj se do të luftojnë me Juventusin deri në fund për titullin e Seria A. Edhe kur luajtëm ndaj tyre në Champions League e kishim të vështirë që të çanim prapavijën e tyre, pasi kishin automatizëm të qartë dhe krijuan vështirësi për ne," përfundoi argjentinasi.

Një sinjal i qartë ky për Barcelonën dhe Cristiano Ronaldon, me Messin që duket se i shkel syrin Interit, skuadër që e ka kërkuar në merkatot e viteve të fundit.

EMISIONET