Messi tek Man. City, Guardiola zbulon gjithçka me deklaratën befasuese

Messi tek Man. City, Guardiola zbulon gjithçka me deklaratën

Përplasja e Lionel Messit me Eric Abidal dhe forma jo e mirë e Barcelonës bëri që shumë media të spekulonin rreth një transferim të mundshëm të argjentinasit tek Manchester City. 

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i "qytetarëve" Pep Guardiola duke theksuar se Leo nuk do të ndryshojë ambient dhe se dëshira e tij është të qëndrojnë në katalonjë. Trajneri spanjoll në konferencën për shtyp theksoi se:

Messi është lojtar i Barcelonës. Ai do të qëndrojë atje, kjo është dëshira ime. Nuk do të flas për lojtarët e një klubi tjetër, ka nënvizuar Pep. Një deklaratë kjo që i mbyll "derën" Messit për një aventurë në Premier League edhe pse fituesi në fuqi i "Topit të Artë" dëshiron ta mbyll karrierën aty edhe ku e nisi 16 vite më parë.

EMISIONET