Eden Hazard vijon të shkëlqejë me përfaqësuesen e Belgjikës por të njëjtën gjë nuk po bën me fanellën e Real Madridit.

 Ish-lojtari i Chelsea ka folur mbi vlerat e lojtarëve duke përzgjedhur Karim Benzeman si sulmuesin më të mirë në botë aktualisht. Hazard shton se Karim është një futbollist i kompletuar.

“Mendoj se Karim është për momentin sulmuesi më i mirë në botë. Përveç rolit të tij si sulmues, ai i bën edhe të tjerët më të mirë. Më vjen keq për të, por është gjithmonë më e lehtë të luash kundër një skuadre, në të cilën nuk është Benzema” është shprehur Hazard.

Karim Benzema është aktualisht sulmuesi kryesor i Los Blancos falë golave dhe asisteve që ka dhënë këtë sezon.

/Ora News.tv/