Milan në gjurmët e Edon Zhegrovës.

Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, me "Sportmediaset.it" që pohon se kontaktet mes futbollistit të kombëtares kosovare dhe drejtuesve kuqezi janë programuar të nisin që në dritaren e kësaj merkatoje janari.

"Messi i Kosovës", ashtu siç njihet Zhegrova nga mediat botërore ka tërhequr vëmendjen e emisarëve të kuqezinjve që pritet të përpilojnë ofertën për klubin që ka kartonin e 20 vjeçarit, Genk.

Me belgët, mesfushori-sulmues është aktivizuar në 19 takime, duke shënuar dhe 2 herë. Ndërkohë me kombëtaren e Kosovës, Zhegrova ka luajtur 6 ndeshje, ku në 2 raste ka gjetur edhe rrjetën.

/Ora News.tv/