Messi apo Aguero? Guadriola befason me lojtarin më të mirë që ka trajnuar

Messi apo Aguero? Guadriola befason me lojtarin më të mirë

Sergio Aguero zhvilloi një ndeshje për "kornizë" mbrëmjen e djeshme duke arritur të shënoi 3 gola kundër Aston Vilës në Premier League.

Sulmuesi argjentinas me këtë "hat-trick" kaloi në renditje e golashënuesve Thierry Henry dhe barazoi me 179 gola ish-mesfushorin dhe tashmë trajnerin e Chelsea, Frank Lampard. Në përfundim të sfidës që Manchester City fitoi kundër Aston Villës me rezultatin tenstik 1-6, trajneri Pep Guardiola u pyet se kush është sulmuesi më i mirë që ka trajnuar. 

Tekniku spanjoll preferoi të përmend gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin e Barcelonës.

“Më i miri është Messi. Ai është nëntëshi, dhjetëshi, njëmbëdhjetëshi, shtatëshi, gjashtëshi, pesëshi e katërshi më i mirë. Por Sergio mbetet një ndër më të mirët në botë. Ai do të vdesë duke shënuar gola, është me të vërtetë i talentuar”, përfundoi Pep.

EMISIONET