Mesazhi i Presidentit Meta: Kurrë më sistem totalitar në Shqipëri

Mesazhi i Presidentit Meta: Kurrë më sistem totalitar në

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Presidenti Ilir Meta kujtoi se forcimi i demokracisë dhe integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë e vetmja rrugë e Shqipërisë.

Kreu i Shtetit duke sjellë në vëmendje sakrificat dhe vuajtjet e familjeve shqiptare gjatë komunizmit tha se nuk duhet lejuar asnjë sistem totalitar të instalohet në vend.

Meta: Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracisë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij. Që të mos kthehemi 30 vite pas, si në kohët e errëta. 

Kjo ditë tha Presidenti është një mundësi për të ngritur zërin për viktimat e zhdukura gjatë regjimeve totalitare.

Meta: Kujtimi i së kaluarës, sado e hidhur qoftë ajo, është detyrë e secilit prej nesh. Kjo për faktin se kemi detyrimin t’i kujtojmë dhe respektojmë të gjitha viktimat dhe të zhdukurit e regjimeve totalitare, dhe po ashtu, për të mos lejuar që ato të përsëriten, dhe të ndodhë ajo që, siç e ka thënë filozofi Edmund Burke: “Ata që nuk e njohin historinë, janë të dënuar ta përsërisin atë”.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, Presidenti vlerësoi me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit (pas vdekjes). Prindërit e tyre vdiqën rrugës për në kampin e Tepelenës ndërsa 4 vëllezrit1 deri në 11 vjeç u internuan në kampin famëkeq.

EMISIONET