Përmes një video, mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë një mesazh sensibilizues në lidhje me situatën e koronavirusit.

Pipero shprehet se për parandalimin e këtij virusi duhet mirëkuptim i të gjithëve dhe se nuk ka vend për panik.

Ai apelon për kufizimin e lëvizjeve dhe të kontakteve, si dhe larjen e duarve, në mënyrë që të mbahet larg virusi.

Mesazhi i Piperos: Epideminë dhe sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 e kemi më të lehtë ta parandalojmë se sa ta mjekojmë. Për ta parandaluar duhet doemos mirëkuptimi dhe mbështetja juaj. Mbroni veten, mbroni të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje duke mbrojtur veten na ndihmoni t’ju japim më shumë ndihmë atyre që më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik, paniku është aleati më i mirë i virusit. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusin e mbani larg, mjafton qe te kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Dhe mos harroni të lani sa më shpesh duart me ujë dhe sapun. Së bashku ne ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi. 


/Ora News.tv/